Siguria e të dhënave është një
shkencë e cila studion metodat e mbrojtes së të
dhënave kompjuterike. Pra, siguri e të dhënave do
të thotë ruajtja e të dhënave nga
keqpërdorimet, dhe qasja në këto të dhëna
të jet nën kontroll. Në këtë
mënyrë , siguria e të dhënave na ndihmon
në ruajtjen e privatësisë. Kjo gjithashtu ndihmon
në ruajtjen e të dhënave personale.
Sistemet kompjuterike të lidhura në rrjetë ,
në ditët e sotme, shpesh janë të pambrojtura
nga kode të krijuara nga burime pothuajse të panjohura.
Kodi mund të jetë i bashkangjitur me email (ang.e-mail),
mund të jetë i përmbajtur në dokumente apo
mund të jetë i shkarkuar (ang.downloaded) nga Interneti.