Siguria kibernetike


Siguria kompjuterike, siguria kibernetike ose siguria e teknologjisë së informacionit ( siguria e IT-së ) është mbrojtja e sistemeve kompjuterike dhe rrjetave nga vjedhja ose dëmtimi i pajisjeve, programeve kompjuterike ose të dhënave elektronike, si dhe nga prishja ose keqpërdorimi i shërbimeve që ato sigurojnë.

Fusha është duke u bërë akoma dhe më e rëndësishme për shkak të rritjes në përdorim të sistemeve kompjuterike, Internetit dhe standardeve të rrjetit wireless si Bluetooth dhe Wi-Fi, dhe për shkak të rritjes së pajisjeve "inteligjente", përfshirë këtu telefonat inteligjentë, televizorët dhe pajisjet e ndryshme që përbëjnë " Internetin e gjërave ". Për shkak të kompleksitetit të tij, si në aspektin e politikës, ashtu edhe në atë të teknologjisë, siguria kibernetike është gjithashtu një nga sfidat kryesore të botës bashkëkohore.







Sulmet kibernetike

Por, prapa gjithë këtij shfrytëzimi dhe entuzismi qëndron ana e errët, ana në të cilën “djemtë e këqinj” përpiqen të bëjnë kërdi në jetën tonë të përditshme duke dëmtuar kompjuterët e lidhur në Internet, duke shkelur privatësinë tonë dhe duke bërë të pa operueshme shërbimet e internetit prej të cilave varemi.

Fusha e sigurisë së rrjetave ka të bëjë me atë se si “djemtë e këqinj” mund të sulmojnë rrjetat kompjuterike dhe me atë se si ne, si ekspertë të ardhshëm të rrjetave kompjuterike, mund të mbrojmë rrjetat kundrejt këtyre sulmeve, apo akoma më mire, dizajnimin e arkitekturave të reja që në rend të parë janë imune ndaj këtyre sulmeve. Duke pasur parasysh frekuencën dhe shumë llojshmë rinë e sulmeve ekzistuese si dhe kërcnimin e sulmeve të reja destruktive në të ardhmen.




Siguria



Siguria e të dhënave është një shkencë e cila studion metodat e mbrojtes së të dhënave kompjuterike. Pra, siguri e të dhënave do të thotë ruajtja e të dhënave nga keqpërdorimet, dhe qasja në këto të dhëna të jet nën kontroll. Në këtë mënyrë , siguria e të dhënave na ndihmon në ruajtjen e privatësisë. Kjo gjithashtu ndihmon në ruajtjen e të dhënave personale.

Sistemet kompjuterike të lidhura në rrjetë , në ditët e sotme, shpesh janë të pambrojtura nga kode të krijuara nga burime pothuajse të panjohura. Kodi mund të jetë i bashkangjitur me email (ang.e-mail), mund të jetë i përmbajtur në dokumente apo mund të jetë i shkarkuar (ang.downloaded) nga Interneti.