How can I help? Why save water? About Home

Save

Water

E gjithë jeta varet nga uji

water

Uji është një substancë kimike inorganike, transparente, pa shije, pa erë dhe gati pa ngjyrë, e cila është përbërësi kryesor i hidrosferës së Tokës dhe lëngjeve të të gjithë organizmave të gjallë të njohur (në të cilët ai vepron si tretës).është jetike për të gjitha format e njohura të jetës, edhe pse nuk jep kalori ose lëndë ushqyese organike. Formula e saj kimike është H2O, që do të thotë se secila prej molekulave të saj përmban një oksigjen dhe dy atome hidrogjeni, të lidhur me lidhje kovalente. Dy atome hidrogjeni janë bashkangjitur në një atom oksigjeni në një kënd prej 104.45 °. Uji ose ujë në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë po ashtu dhe nuk ka ngjyrë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm.
Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.Uji i përshtatshëm për tu pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik. Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+) i lidhur me grupin hidroksid (OH−). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dioksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes. Uji përbën në përgjithësi rreth 80% të trupit të njeriut, rreth 85% të trurit tonë, 80% të gjakut, dhe 70% të muskujve. Trupi njerëzor, si të gjithë organizmat e gjalla, mbijeton me anë të një qarkullimi të vazhdueshëm energjie. Ne jemi si një mekanizëm motorik, dhe uji është benzina, ftohësi dhe lubrifikanti.

Ne funksionojmë me anë të ujit. Jemi një koloni prej triliona qelizash, secila prej të cilave funksionon si një fabrikë e vogël që merr oksigjen, nutrientë dhe hormone; që përpunon mbeturinat dhe dioksisin e karbonit; që akumulon toksinën (helmet); dhe herë pas here që gjallërohet për të parandaluar bakteriet apo viruset që shkaktojnë sëmundjet. Uji është transportues që shpërndan dhe heq produktet e nevojshme prej secilës qelizë. Ai arrin ta bëjë këtë me anë të dy fuqive pothuaj magjike – ai mund të trans-jetësojë një varg të gjerë substancash dhe mund ti ndërfusë e mund ti nxjerrë prej qelizave sipas nevojës së saj.

Vendose një katror sheqeri në një enë me benzine dhe thjesht do të rrijë aty. Vendose një katror sheqeri në një enë me ujë dhe ai do të zhduket. Sheqeri shpërndahet, shkrihet, bëhet njësh me ujin. Sheqeri është akoma aty; thjesht është shpërbërë. Ky veprim tretës ndodh në mënyrë të vazhdueshme në trupin tonë sikurse uji – “tretësi universal” – që tret nutrientët, vitaminat, toksinat dhe produktet e tjera të cilat qelizat ose i kanë të nevojshme ose jo. Uji pastaj e bart këtë sasi të grumbulluar tek membranat e qelizave, si hija e diellit në mur.

Uji i pastër dhe i freskët bën motorin njerëzor të funksionojë. Urtësia tradicionale na tregon të pijmë tetë gota normale uji në ditë, por hulumtimet mjekësore të kohëve të fundit sugjerojnë që dhjetë deri në njëmbëdhjetë gota në ditë rrisin përfitimet shëndetsore prej ujit. more...

Contact

instagram faccebook snapchat