MJEKSIA NË VUSHTRRI

Shëndetsia në Kosovë



Në të kaluarën, mundësitë e Kosovës për të zhvilluar një sistem modern të kujdesit shëndetësor ishin të kufizuara.


Në ditët e sotme situata ka ndryshuar dhe sistemi i kujdesit shëndetësor në Kosovë është i organizuar në tre sektorë përfshirë kujdesin shëndetësor parësor, sekondar dhe terciar. Kujdesi shëndetësor parësor është i organizuar në 13 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe 15 Njësi të Kujdesit Ambulantor. Kujdesi shëndetësor sekondar është i decentralizuar në 7 Spitale Rajonale.



Problemet në Vushtrri



Qytetarët kanë probleme për të gjetur një mjek për problemin shëndetsorë që kanë.


Ky web do të ju drejtoj tek mjekët e qytetit të Vushtrrisë, profesionet mjeksore që ka Vushtrria, për objektet dhe kontaktin me profesionistët.

Kujdesi Shëndetësor Parësor


Kujdesi shëndetësor parësor ka të bëjë me shërbimet e kujdesit shëndetësor profesional që i ofrohen komunitetit, zakonisht nga një infermiere ose mjek i përgjithshëm. Ai mbulon një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe parandaluese siƧ janë mbështetja dhe kujdesi i barabartë për të gjithë komunitetin, përfshirë ata që kanë të ardhura më të ulëta, ofrimi i arsimit shëndetësor, këshillim për parandalimin e sëmundjeve, kontrollimin dhe promovimin e mjediseve më të mira të jetesës. Kujdesi parësor shëndetësor u bë një koncept themelor për Organizatën Botërore të Shëndetit si rezultat i Deklaratës në Alma Ata (1978).

Kujdesi Shëndetësor Sekondar


Kujdesi shëndetësor sekondar i referohet një niveli më të lartë të sistemit të kujdesit shëndetësor, në të cilin pacientët nga kujdesi shëndetësor parësor udhëzohen për trajtime më të specializuara. Niveli i kujdesit shëndetësor sekondar përfshin shërbime mjekësore të ofruara nga një specialist ose shërbime më të avancuara, sipas referimit nga një mjek i kujdesit parësor që kërkon njohuri, aftësi ose pajisje më të specializuara sesa mjeku i kujdesit parësor.

Kujdesi Shëndetësor Treciar


Kujdesi shëndetësor sekondar i referohet një niveli më të lartë të sistemit të kujdesit shëndetësor, në të cilin pacientët nga kujdesi shëndetësor parësor udhëzohen për trajtime më të specializuara. Niveli i kujdesit shëndetësor sekondar përfshin shërbime mjekësore të ofruara nga një specialist ose shërbime më të avancuara, sipas referimit nga një mjek i kujdesit parësor që kërkon njohuri, aftësi ose pajisje më të specializuara sesa mjeku i kujdesit parësor.Kujdesi shëndetësor terciar është niveli më i lartë mjekësor i specializuar, i cili ofron procedura dhe trajtime më komplekse të kryera nga specialistë.