Shtëpia në shitje në Mitrovicë, e njohur për standartet dhe kualitetin e lartë. E pozicionuar në jugëperëndim të Mitrovicë, një pozitë ku qasja për në qytet si dhe lidhjet tjera jashtë tij janë shumë të lehta. Lagja është e tipit të mbyllur, me mirëmbajtje dhe kontroll sigurie 24h, e organizuar me shtëpi luksoze, infrastrukturë moderne, rrugë të gjëra me pjesë përcjellëse, parkingje të mjaftueshme për banorë dhe musafir, hapësira të gjelbruara, hapësira për rekreacion, shëtitore, kopsht të fëmijëve, qendra tregtare dhe shumë elemente tjera për një ambinet të rehatshëm, funksional dhe të sigurtë. Shtëpia ka një sipërfaqe prej 207.3m2 dhe një truall prej 3.2 ari kjo shtëpi ofron hapësira të rehatshme dhe një kualitet të lartë të ndërtimit. Poashtu posedon ngrohje qendrore me pompë termike, ftohje me Fancoil si dhe kamin. Me këto karakteristika të saj të veçanta . Shtëpia ka këtë renditje: - Kati përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi (1 Master Bedroom) | 1 Banjo | 1 WC - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi (1 Master Bedroom) | 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit) | 1 Utilit
◻ Siperfaqe Bruto / 207m2
○Dhoma gjumi / 4
◻ Tualete / 3
○ Ngrohje qendrore: Pompë termike
◻ Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim
○ Lokacioni / Mitrovicë
◻ 440,000 €